Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani Hajnuni ka uruar të gjithë besimtarët islam me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Postimi i plotë nga Hajnuni…
Të dashur lipjanas, ju besimtar të fesë Islame
Me rastin e fillimit të muajit të Shenjët të Ramazanit, muaj i cili në vete simbolizon modestinë, dashurinë, solidaritetin dhe humanitetin në mesë të njerëzve, urojë AGJËRIM TË LEHTË DHE TË PRANUAR për të gjithë besimtarët të cilët agjërojnë!
Gjithashtu urojë që ky muaj të thelloj edhe më shumë ndjenjën e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimin e ndërsjellët në mes nesh.
Me fat dhe shumë të mira për ju dhe familjet tuaja!


