Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan uron për fillimin e Ramazanit!

PUBLIKUAR

Me rastin e fillimi të muajit të Ramazanit, Keshilli i Bashkësië Islame në Lipjan, u ka uruar të gjithë besimtarëve Islam muajin e shejt të Ramazanit, transmeton LipjaniNews
“Të gjithë agjëruesve ju urojn agjërim të lehtë e të pranuar. Të kultivojmë më shumë dashuri dhe solidaritet për njëri tjetrin, të kemi sa më pak iftare megalomane, e më shumë afërsi dhe shtrirje të dorës me të nevojshmit e të varfëritë; gjatë dhe pas Ramazanit, thuhet në urim.
“Në këtë dite të veçantë që dreken e ka të xhuma, mbremjen e ka teravi, naten e ka syfyr dhe të nesermen e ka Ramazan, ju uroj për hajer Ramazanin 2017″, thuhet tutje.

“Qoftë ky Ramazan mundesi për gjynahe të falura, punë të pranuara, zemra me të sinqerta dhe kembë me të forcuara në rrugen e drejtë”, po ashtu thuhet në fund./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...