Olluri: Kemi marrë vendim që të fillojmë me aktivitete për një fitore të madhe

PUBLIKUAR

Kryetari i Forumit Rinor të AKR-së në Lipjan, Bekim Olluri ditë më parë kishte njoftuar se ka pezulluar të gjitha aktivitetet e Forumit.

Sot ai përmes një postimi ka bërë me dije se, në koordinim me kryetarin e AKR-së Sabit Pacolli, kanë marrë vendim që të fillojnë me aktivitete për një fitore të madhe.

“Të gjitha aktivitetet si në nivel qendror po ashtu edhe lokal që ditë më parë që kemi bojkotuar dhe pezulluar Forumi Rinor i AKR-së dega në Lipjan në koordinim me kryetarin z.Sabit Pacolli, kemi marrë vendim që të fillojmë me aktivitete për një fitore të madhe dhe madheshtore”, ka shkruar Olluri.
“AKR-ja është shpresa e madhe e qytetarëve të Kosovës. Me respekt kryetari i Forumit Rinor të AKR-së dega në Lipjan: Bekim D. Olluri”, thuhet tutje. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...