MREKULLI NGA KJO BIMË: Jo vetëm që rrit gjoksin dhe ndikon edhe në potencë, por edhe shkrin kilogramët

PUBLIKUAR

Makthi mund të ripërtërijë tërë organizmin. Pos ndikimit mrekullibërës, të cilin e ka në rritjen e gjoksit, përdoret edhe për shtimin e potencës seksuale te meshkujt, mirëpo edhe si mjet i shkëlqyeshëm për heqje të peshës.

Është i mrekullueshëm për metabolizëm, yndyrën në gjak dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, që do të thotë edhe që përshpejton metabolizmin.

Prandaj është shumë i mirë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të heqin kilogramët e tepërt.

Makthi mund të përdoret në disa forma të ndryshme – si çaj, pluhur dhe laksativ, transmeton Telegrafi.

Çaj

Dy lugë fara qitni në 2 dl ujë të ftohtë. Zini, lini të qëndrojnë mbuluar me kapak 20 minuta duke përzier herë pas here dhe pastaj kullojeni. Pini ngadalë me gllënjka të vogla.

Pluhur

Farat zini në qull apo bluani pluhur (pluhuri i bluar është më i efektshëm). Merrni gjysmë luge të vogël dy herë në ditë për përmirësimin e metabolizmit. Një lugë fara të freskëta të bluara të makthit pini me ujë tri herë në ditë para ushqimit për forcimin e organizmit në tërësi.

Laksativ

Në kuptim të laksativit, gjysmë luge të vogël deri në një lugë të vogël të farave të bluara të freskëta tundni në 2,5 dl ujë dhe pini një deri në tri herë në ditë.

Kjo bimë njëvjeçare i takon familjes së jonxhës dhe arrin lartësinë nga 30 deri në 40 cm. Lulëzon në qershor dhe në korrik, fryt jep në gusht, ndërkaq tek ne mund të gjendet në shpatet e thata të maleve.

Ka aromë shumë të fortë, andaj farat e saj merren me marmelatë, pekmez, lëng pemësh apo mjaltë.

Ndonjëherë cilësitë shëruese të makthit kanë qenë shumë të njohura, nga egjiptianët e vjetër deri te Greqia e vjetër, madje edhe Profeti Muhamed për të ka thënë – Po të dini vlerën e kësaj bime, do ta paguanit me ar peshën e saj.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...