Opinion nga Sabit Pacolli…

PUBLIKUAR

Opinion nga Sabit Pacolli…

I nderuar Arian Duriqi

Përpara se të shkruajë dy fjalë mbi opinionin tënd për babadimrin dhe portalin tënd të mëhallës më duhet të të tregojë se kush në faktë është babadimri e çfar në fakt je ti.

Arian Baba Dimri ndryshe i njohur edhe si Shën Nikolla apo Ati i Krishtlindjeve, ose thjesht “Santa” për dallim nga unë dhe ti ai është legjendar dhe mitik, njeriu që në shumë kultura të ndryshme të popujve perëndimore dhe të botës u sjell dhurata fëmijëve të mirë gjatë natës së vonë apo në prag të ndërrimit të motmoteve.

Arian ne si dy të rinjë të cilët jetojmë në një qytet por në rrethana dhe kushte krejt tjera mbase edhe mund të dallojm shumë. Për dallim nga ti, unë flas për humanizmin e gjërë e ti flet për babadimrin, unë flas me gjuhën e numërave dhe të të arriturave e ti flet me gjuhën e shpifjes, unë flas për ato shumë gjëra të mira që i kam sjellë vendit tim e komunës ndërsa ti flet për shumë gjëra që ke marrë.

Arian po kthehem në temë.

Kam menduar se si gazetar që je do duhej të kishe më shumë informata rreth meje si Sabit se sa të kesh paragjykime, nuk duhej të ndikoheshe as nga emocionet e qastit e as nga dëshira për ti shërbyer pushtetit.

Tash edhe nuk po quditem as këtu e as për opinionin tënd rreth babadimrit sepse kur kthehesh në ngjarje kronologjike mbase të njejtën gjë e ka bërë edhe ish padroni yt nga Koha Ditore për presidentin Pacolli . Arian e di se vazhdimisht ke shërbyer për secilin që ka ardhur në pushtet, nuk quditem nëse vazhdon ta bësh prapë të njejtën gjë sepse jo më kotë thuhet në një fjalë popullore se kjo punë është me të “leme e jo me të bleme”Arian ke menduar se me zejën tënde të gazetaris mund ta ndikosh secilin nga ne,por këtu ke gabuar rënd. Tashmë secili në Lipjan ty të njeh e mbase edhe e din kush je,këtu nuk mund të ik e të mos përmend edhe ato pak fjalë që kishte thënë edhe ambasadori amerikan Chris Dell për padronin tënd, Zvarraniku nga Ozi.

Arian e di se të pëlqen futbolli por nëse të pëlqen edhe loja e ping-pongut mund ta vazhdojmë, por përpara se të merreshe me mua për ta kuptuar nocionin e babadimrit, si një djal i mirë do duhej ta pyesje babain tënd për gjendjen e mjerueshme dhe shkatrrimin total të stacionit të autobusëve ku ai sherbeu si drejtor menagjues që nga vitet e 80-ta në kohën e komunizmit ,ndërsa në anën tjetër si një prind do të duhej të flisje gjërë e gjatë me Beltronin që mos të përjashtohej nga shkolla Ismail Luma.

P.S nëse mendon se ja vlen ta vazhdojm debatin përmes shkrimit herën tjetër flasim edhe më gjatë dhe do t’i nxjerr gjithë të palarat edhe për kohën sa yt at ishte trainer i klubit futbollistik Ulpiana, për argatët që i ke bërë pushtetit, kolapsin e portalit tënd e deri tek ikja jote në Finlandë.

Mbesë me shpresë se neve e përfundojm këtu debatin ndërsa një kërkimfalje publike për këtë më shumë ty do të bënte nderë.

Me Respekt
Sabit Pacolli

Image may contain: sky, cloud, outdoor and nature
Image may contain: night and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...