Policia heton një “rrjet të gjerë terrorist” në Britani

PUBLIKUAR

Policia britanike vazhdon kërkimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të sulmuesit vetëvrasës në Mançester.

 

“Po hetojmë një rrjet të gjerë terrorist në Britani”, thanë autoritetet.

Shtatë njerëz u arrestuan deri më tash, ndërsa një prej tyre u lirua sot.

Sulmi, të hënën mbrëma, në një sallë koncertesh në Mançester, la 22 persona të vrarë dhe 59 të plagosur, raporton Rel.

Policia e identifikoi sulmuesin si Salman Abedi, me prejardhje nga Libia.

Autoritetet rritën nivelin e kërcënimit terrorist në pikën “kritike”, që do të thotë se sulme të tjera mund të ndodhin shpejt.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...