Buja tregon se kush e bindi të heq dorë nga kandidimi për deputet

PUBLIKUAR

Shukri Buja nga Partia Demokratike e Kosovoës, ka thënë se nuk do të jenë në listën e këtij subjekti për deputet pas kërkesës se miqve ndërkomëbtar qe njerëz me aktakuza të mos jenë pjesë e listave zgjedhore.

Buja ka thënë se as vet nuk ka qenë i interesuar qe të jetë në listë për sa kohë qe nuk përfundon procesi i tij gjyqësore.

“Unë nuk kam qenë i interesuar për të qenë në listë për shkak të kërkesave të miqve ndërkombëtar e në veçanti amerikanëve të cilët kanë kërkuar qe njerëzit me aktakuza të jenë pjesë e listave. Kam insistuar edhe në degë dhe qendër dhe ky ka qenë qëndrim im me kohë. Pra, nuk jam pjesë e listës për shkak të koalicioneve dhe dhe për shkak të qëndrimit tim për mospërfshrije deri të përfundoj aktakuza” ka thënë Buja për ‘Indeksonline’.

Aktakuza e ngritur ndaj tij, sipas tij, nuk do të duhej të ndodhte fare.

“Unë pres qe gjykata të marrë vendimin e merituar . Pres shpejt qe kjo çështje të kryhet sepse nuk ka asnjë bazë për më vazhdu procesin”, ka shtuar Buja.

Ish deputeti i PDK-së ishte ndër më të zëshmit për prishjen e qeverisë Mustafa dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...