Amerika bombardon forcat pro-Assadit në Siri

PUBLIKUAR

Ushtria e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulme ajrore kundër milicive që mbështesin qeverinë siriane, e që paraqesin kërcënim për luftëtarët që mbështeten nga SHBA-ja.

Zyrtarët në SHBA, kanë thënë se sulmet kanë ndodhur në jug të Sirisë, në afërsi të kufirit me Jordaninë.

Një zyrtar amerikan ka thënë se sulmet kanë ndodhur në afërsi të qyteti At Tanf, ku është shkatërruar një tank dhe një bolduzer.

Një tjetër zyrtar kanë thënë se sulmet kanë ndodhur pasi një avion luftarak amerikan, ka bërë të shtëna paralajmëruese, me qëllim që të zbmraps luftëtarët nga avancimi.

Një anëtar i forcave rebele siriane, që mbështeten nga SHBA-ja, ka thënë se sulmet kanë goditur një konvoj të milicive siriane, që mbështeten nga Irani, të cilët ishin nisur drejt një baze në At Tanf, që përdoret nga forcat e SHBA-së dhe nga forcat që mbështetë Uashingtoni. Aty, sipas këtij zyrtari, janë të stacionuar edhe komandotë elite amerikane dhe britanike.

Avionët luftarakë goditën pasi luftëtarët rebelë u përleshën me milicitë siriane dhe iraniane, të cilët kishin përparuar, dhe gjendeshin rreth 30 km larg nga baza, tha Muzahel Al Saloum, nga grupi Maghawir al Thwra.

“Ne kemi njoftuar koalicionin se jemi duke u sulmuar nga ushtria siriane dhe iranianët dhe më pas koalicioni ka ardhur dhe ka shkatërruar konvojin që po avanconte”, ka thënë Saloum, përcjell REL.

Pentagoni nuk ka reaguar menjëherë për këto sulme.

Këto sulme do të ishin të parat kundër luftëtarëve që janë të lidhur me qeverinë në Siri, që prej se SHBA ka sulmuar me raketa një bazë ajrore siriane muajin e kaluar.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...