Arsimtari godet në kokë nxënësin në Suharekë, rasti në prokurori

PUBLIKUAR

Një nxënës i klasës së tetë në komunën e Suharekës ka marrë lëndime në kokë si pasojë e goditjes që një arsimtar i ka dhënë atij gjatë procesit mësimor. Viktima A.K gjersa ishte duke zhvilluar mësimet në shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Naum Veqilharxhi”, në fshatin Mohlan të komunës së Suharekës ka marrë dy shuplaka nga arsimtari L.G pas të cilave nxënësi ka përfunduar në spital. Lidhur me rastin është njoftuar policia e shtetit

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. Sipas tij, viktima pas goditjeve të marra nga arsimtari ka kërkuar tretman mjekësorë.

“Dje më datën 17, është raportuar se në fshatin Mohlan komuna e Suharekës, shkolla fillore e mesme e ulët ‘Naum Veqiliharxhi’, viktima A.K, nxënës i klasës së tetë, sipas deklaratës së nxënësit së bashku me prind i cili e ka raportuar rastin në stacionin policor thotë se është keqtrajtuar nga arsimtari me inicialet L.G i cili e ka goditur viktimën me shuplakë dy herë në kokë. Viktima ka kërkuar ndihmën mjekësore, të cilën  e ka dokumentuar edhe një raport mjekësor”, thotë për Express, zëdhënësi i policisë në këtë komunë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Ndërkohë që rasti ka shkuar në procedurë të rregullt

Gazeta Express, ka provuar gjatë ditës që të marrë edhe një përgjigje nga ana e komunës së Suharekës për masat që ka ndërmarrë ndaj arsimtarit, por zyrtarët komunalë nuk kanë qenë në dispozicion për të dhënë përgjigje.

Ndërkohë që pak javë më parë  një nxënës nga komuna e Kamenicës ka humbur dëgjimin në veshin e djathë pas një shuplake që një arsimtar i ka dhënë një nxënësi të klasës së tetë në Shkollën Fillore ‘Fan Noli’ në Kamenicë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...