ISIS vret 50 persona në Sirinë qendrore

PUBLIKUAR

Luftëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) i kanë vrarë sot më shumë se 50 persona në një sulm në qendër të Sirisë, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut (MSDN).

MSDN është grupi monitorues i luftës në Siri me bazë në Britani të Madhe, transmeton Express.

Sulmi befasues për cak i kishte trupat pro-qeveritare në një pozicion në autostradën kryesore që e lidh kryeqytetin Damask me Aleppon, njofton MSDN.

Televizioni shtetëror sirian ka thënë se persona të armatosur të regjimit ia kanë dalë ta zmbrapsin sulmin dhe të nisin një kundër-ofensivë në formë të sulmeve ajrore.

Të paktën dy civilë janë vrarë nga sulmet e ISIS afër qytetit Salamiyeh.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...