Një ministër izraelit e ka thënë troç se është koha që presidenti i Sirisë, Bashar Assad, të vritet, pas pohimeve të Shteteve të Bashkuara se Damasku është duke përdorur një krematorium për t’i djegur trupat e kundërshtarëve politikë të Assadit të vrarë masivikisht.
Për më tepër, ai ka thënë se më pas “duhet t’ia presim kokën gjarprit në Iran”, transmeton Express.
“Realiteti se Siria i ekzekuton njerëzit, qëllimisht përdor armë kimike për t’i lënduar ata, dhe tani, në lëvizjen më të fundit ekstremiste, është duke i djegur trupat e tyre – kjo nuk është parë në botë në 70 vitet e fundit,” ka thënë Ministri i Ndërtimtarisë i Izraelit, Yoav Galant, raporton Haaretz.
“Jemi duke e kaluar vijën e kuqe. Sipas mendimit tim, ka ardhur koha për ta varë Assadin,” ka thënë ai.
Por, ka shtuar ai, pas Assadit duhet të veprohet edhe në Iran.
“Pasi që t’ia kemi këputur bishtin gjarprit, duhet të arrijnë të koka e gjarprit, e cila mund të gjendet në Teheran, dhe do të merremi edhe me të, po ashtu,” ka thënë ai./Express/


