Indi: Doktorët e lejojnë të abortojë viktimën 10-vjeçare të përdhunimit

PUBLIKUAR

Një panel doktorësh ka pranuar lutjen e një vajzës 10-vjeçare, viktimë të përdhunimit, që të lejohet të abortojë në shtetin verior indian, Haryana.

Doktori Ashok Chauhan ka thënë për BBC se ajo tani mund të abortojë në cdo kohë, transmeton Express.

Vajza mbeti shtatzënë para rreth pesë muajve. Ajo e akuzon njerkun për përdhunim, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Ligji në Indi nuk e lejon abortin pas 20 javëve shtatzënë, nëse doktorët nuk e konfirmojnë se jeta e shtatzënës është në rrezik.

Vendimi për ta lejuar 10-vjeçaren që të abortojë u mor pasi një gjykatë lokale u tha doktorëve në Institutin e Shkencave Mjekesore në qytetin Rohtak se do t’ua pranonte rekomandimin e tyre.

India është vendi ku fëmijët abuzohen më së shumti seksualisht në botë. Por, atje ekziston një ngurrim i përgjithshëm për të mos folur rreth kësaj çështje, dhe ky problem rrallë herë diskutohet në publik.

Studimet kanë treguar se në shumë raste, njëjtë si në rastin e 10-vjeçares viktimë të përdhunimit në Rohtak, abuzuesit janë të njohur për fëmijët, dhe ata përfshijnë të afërm, si prindër, familjarë dhe mësimdhënës./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...