Liga Total: Hapet lufta për titull

PUBLIKUAR

Liga Total: Humb Standard Benz,  hapet lufta për titull
Java e 8-të e Pit Power Liga Total dhuroi ndeshje interesante dhe njëkohësisht solli edhe humbjen e parë sezonale të kryesuesve aktual të kampionatit. Të pranishëm në Toni-M këtë javë ishin rreth 1000 tifozë që ndoqën sfidat e kësaj jave. Ndeshje të mëdha pati edhe në Ligen e Dytë e të Tretë.

SUPERLIGA

Superliga dhuroi sfidën mes Standard Benz dhe Prishtinës së Re që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultate 5-3. Dueli ishte mjaftë i fortë dhe për gati 10 minuta nuk pati gola, mirëpo më pas një gafë e portierit nga Llugaxhia ndryshoi rrjedhën e takimit. Gjërat u qartësuan në pjesën e dytë ku sfida ishte më e hapur dhe ku pati edhe më shumë gola. Prishtina e Re e mbajti rezultatin dhe fitoi takimin në fund.
Gabimin e kryesuesve e shfrytëzuan mjaftë mirë Bajrami dhe Centrum që me goleada mposhtën Minatorin, përkatësisht FC Mërgimin. 5 skuadrat kryesuese në Superligë kanë vetëm 2 pikë diference mes vete.

Rezultatet dhe tabela:

LIGA E DYTË

Edhe Liga e Dytë ishte mjaftë interesante ku spikatën dy takime. Ndeshja e së shtunës mbrëma mes Gumnaselles dhe Avni Itas mblodhi rreth 600 tifozë të cilët panë një ndeshje të bukur e të fortë që përfundoi në barazim 3-3. Ndërkaq, e diela solli sfidën mes Nipave të Dajës dhe Ardeno Meshkurtit që u fitua nga ekipi i Ardenos me rezultat, 0-2.
Mbretërit në anën tjetër marrin lidershipin e ligës pas fitores 7-2 ndaj Niveles.

Rezultatet dhe tabela:

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...