Ja emrat e gjashtë kandidatëve të mundshëm për deputet nga PDK-Lipjan, për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit

PUBLIKUAR

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, nën udhëheqjen e kryetarit z.Shukri Buja, sot ka mbajt takimin e radhës me ç’rast janë ndarë detyrat operacionale dhe mobilizuese për zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti.
Kryetar i Shtabit Zgjedhor u zgjodh, Shukri Buja,kryetar i degës, njoftoi PDK.
Drejtor Shtabit Zgjedhor u zgjodh,Lulzim Rrustemi
Drejtor për Informim dhe marketing, Hasan Luma
Drejtor për Financa, Mendim Luma
Drejtor për Komisionier dhe Vëzhgues, Feti Buja
Drejtor për Shërbime Teknike, Bajram Rizani dhe
Drejtor për Shërbime Administrative dhe teknike Arian Hasani
Kryesia po ashtu nominoi të gjithë Shefat e Shtabeve të Zonave Zgjedhore.

Ndërkaq, kryesia e degës unanimisht propozoi PDK-së në qendër, listën prej gjashtë kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit për Kuvendin e Kosovës,si vijon :Shukri Buja, Selvije Halimi, Florent Hoxha, Luzim Rrustemi, Ylber Aliu dhe Petrit Kelmendi.

 

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...