Koreja e Veriut thotë se raketa që testoi dje mund të arrinte Amerikën

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut konfirmoi se ka testuar me sukses një raketë me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, të llojit të ri, dhe paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se janë në, siç tha, “sferën e saj” për sulme.

Agjencia verikoreane e lajmeve KCNA tha se raketa e testuar ka kapacitet për të bartur kokë të rëndë bërthamore.

Burimi i njëjtë tha se prova, e kryer të dielën, është mbikëqyrur nga lideri verikorean, Kim Jong Un, i cili ka thënë se SHBA nuk duhet të gjykojë keq aftësinë ushtarake të Phenjanit.

Sipas zyrtarëve jugkoreanë, kjo raketë verikoreane ka fluturuar më tepër se 700 kilometra për një orë e gjysmë dhe ka arritur largësinë më tepër se 2 mijë kilometra, duke rënë në Detin e Japonisë, që kufizohet me Gadishullin Korean, Japoninë dhe Lindjen e Largët të Rusisë.

Testi i raketës balistike i Koresë Veriore ka hasur në dënim ndërkombëtar, derisa Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë vlerësuar si “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ndërsa Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean, përcjell REL.

SHBA dhe Japonia kanë bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Provat e vazhdueshme raketore të Veriut këtë vit kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar dhe kanë rritur tensionet midis Phenianit dhe Uashingtonit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...