Luftëtarët e minoritetit të krishterë e sulmojnë bazën e OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore

PUBLIKUAR

Luftëtarët e milicisë së minoritetit të krishterë të Republikës së Afrikës Qendrore e kanë sulmuar një bazë të OKB-së për të dytën natë më radhë, njoftoi sot një zyrtar i OKB-së, pasi një jave dhune që ka lënë të vdekur gjashtë paqeruajtës në kufirin juglindor.

Qasja në qendër të qytetit Bangassou për t’i marrë të lënduarit dhe të vdekurit është penguar nga luftimet, edhe pse 24 persona të lënduar janë trajtuar në një spital të afërt, sipas Médecins Sans Frontières, transmeton Express.

Luftimet në dhe përreth Bangassou e kanë shkaktuar një numër të papërcaktuar të vrasjeve të civilëve.

Një sulm të hënën e kaluar ndaj konvoit të OKB-së vrau pesë paqeruajtës.

“Ata gjuajtën me armë ndaj kampit gjatë natës dhe ne iu kundërpërgjigjem,” ka thënë Herve Verhoosel, zëdhënës i Misionit të OKB-së (MINUSCA) përmes telefonit nga kryeqyteti Bangui.

“Nuk mendojmë se ka marrë fund sepse ka mundësi që sulmuesit do të rikthehen,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...