Një komitet parlamentar i Koresë Veriore ia ka dërguar të premten një letër të rrallë proteste Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, për shkak të pakos së re me sanksione më të ashpra.
Komiteti i Punëve të Jashtme i Asamblesë së Popullit Supreme të Veriut i ka dënuar sanksionet duke i quajtur veprime neveritëse kundër njerëzimit, sipas mediave shtetërore të Veriut, transmeton Express.
Nuk është e qartë se si ishte dërguar letra e protestës – më postë apo si ishte adresuar – meqë Koreja Veriore dhe SHBA-ja nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe praktikisht asnjë kanal zyrtar të komunikimit. Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë Veriore ka thënë se letra u dërgua të premten që lamë pas.
Ndërkohë, më 4 maj Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët votoi për të vendosur sanksione të reja, të cilat për cak e kanë industrinë e transportit të mallrave dhe përdorimin e
Nuk është e pazakontë për Veriun që t’i dënojë vendimet e Uashingtonit që e censurojnë atë, por protestat e drejtpërdrejta ndaj Kongresit amerikan janë jashtëzakonisht të rralla. Veriu normalisht e shpreh pakënaqësinë e vet me Uashingtonin përmes komunikatave të Ministrisë së Jashtme apo institucioneve tjera, apo edhe përmes përfaqësuesve në misionin e vet në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Ndërkohë, sot Koreja Veriore kreu edhe një testim tjetër të raketës balistike, lëvizje kjo që do t’i rrisë edhe më shumë tensionet mes SHBA-së dhe Veriut. /Express/


