Truk nga kuzhina: Si t’i mbani të freskët sallatën e gjelbër, qepën e re dhe majdanozin edhe deri në shtatë ditë!

PUBLIKUAR

Artikujt ushqimorë pranverorë janë me bollëk në tryezat e shtëpive tona, mirëpo këto janë shkathtësitë se si të mos përfundojnë para kohe në mbeturina. Fjala është për truqet shumë të thjeshta.

E gjitha që duhet të bëni, p.sh., me majdanozin, është që ta vendosni në një gotë me ujë, sikur i vendosni lulet në vazo, transmeton Telegrafi.

Bimët e erëzave të freskëta që kanë strukturë të butë, si p.sh. majdanozi apo estrogjeni, gjithmonë ruani në frigorifer në një gotë në të cilën keni qitur ujë në sasi prej dy centimetra e gjysmë. Në këtë mënyrë do të zgjasin më shumë, sepse nuk do të vyshken shpejt.

Në të njëjtën mënyrë disa ruajnë qepën e re – e lënë në ujë aq sa mbetjet e rrënjëve të jenë nën ujë.

Bimët drunore të erëzave si p.sh. rozmarina apo temjani ruhen në mënyrë tjetër. Ato duhet t’i mbështillni në fletë të njomur letre, t’i lini ashtu në qese dhe t’i mbyllni.

Si të shpëtoni tepricën e bimëve të erëzave të freskëta?

Në rast që keni blerë shumë erëza të freskëta dhe e dini që do të prishen, thjesht vendosni në frigorifer me ngrirje të thellë.

Grini, vendosni në një enë e cila shërben për të bërë kube akulli dhe në to qitni ujë. Kur erëza e caktuar ju nevojitet, nxirrni një ose dy kube dhe qitni në tenxhere.

Tepricën mund ta ruani edhe në mënyrën që ta pritni, ta vendosni në një kavanoz dhe t’i qitni vaj ulliri apo ndonjë vaj tjetër. Më vonë, sipas nevojës,i qitni në gjellë.

Edhe truku për ruajtje të sallatës së gjelbër

Lajeni sallatën fletë për fletë, pastaj terni me peshqir dhe mbyllni hermetikisht në një enë.

Sallata do të zgjasë dyfish më shumë. Fletët nuk do të prishen shpejt dhe do të jenë mjaft kërcëlluese. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...