Shpëtohen 484 emigrantë nga mbytja në Mesdhe

PUBLIKUAR

Ekipet e shpëtimit i kanë shpëtuar 484 emigrantë nga anijet në Detin Mesdhe dje pasdite, si dhe i kanë gjetur trupat e shtatë burrave që kishin vdekur në tentim për të arritur në Evropë, njofton roja bregdetare e Italisë.

Më shumë se 45.000 njerëz kanë mbërritur në Itali përmes anijes nga Afrika Veriore vetëm gjatë këtij viti, që përbën një rritje për më shumë se 40 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, transmeton Express.

Mbi 1.222 persona kanë vdekur rrugës për të arritur në Evropë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.

Emigrantët janë shpëtuar nga katër anije të ndara të gomës nga marinsa dhe roja bregdetare e Italisë, si dhe nga një grup humanitar dhe dy anije private, njofton roja bregdetare e Italisë.

Roja bregdetare nuk ka dhënë detaje shtesë rreth kësaj ngjarjeje.

Shumica e emigrantëve që ia mësyjnë Italisë janë nga Afrika Sub-Saharane dhe Bangladeshi, të cilët i paguajnë trafikantët me bazë në Libi për t’ua organizuar kalimin në Itali./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...