Luftëtarët e ISIS-it po kthehen në Ballkan

PUBLIKUAR

Luftëtarë të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak janë duke u kthyer sërish në Ballkan, ka thënë Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani.

Tajani, i cili ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Gorica të Sllovenisë ka ngritur alarmin rreth ardhjes në Evropë të luftëtarëve të ISIS-it.

Politikani italian ka përmendur edhe arrestimin e tre kosovarëve në Venecia disa javë më parë, raporton mediumi italian “Il Sole 24 Ore”.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rrezikun që vjen nga Ballkani, ku shumë luftëtarë të huaj janë duke ardhur nga Raka dhe Mosuli. Nuk është rastësi që tre persona të arrestuar në Venecia disa javë më parë ishin nga Kosova”, ka deklaruar Tajani, transmeton insajderi.

Ai ka deklaruar se Evropa mund të jetë cak i sulmeve nga ISIS-i.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...