40,000.00 euro për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit publik në fshatin Bujari

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ditë më parë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ta ndihmuar Komunën e Lipjanit në realizimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik në fshatin Bujari”, projekt për të cilin MAPL do të financoj në vlerë 40 mijë euro.

Ndërsa Komuna do të vazhdojë me pjesën tjetër për përfundimin e këtij projekti.
Me këtë rast, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekt, ku me anë të të cilit do të rregullohet edhe më tej infrastruktura në këtë venbanim, njoftoi Komuna.


Ndryshe, Kryetari Imri Ahmeti po e përmbush edhe një premtim të tij për të ndërtuar dhe rregulluar infrastrukturën e fshatrave në mënyrë që që mos ketë dallime nga ajo e qytetit. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...