Truqe të pazakonshme për humbje të kilogramëve të tepërt

PUBLIKUAR

Ha më pak, stërvit më shumë – do të ishte këshilla e zakonshme për të gjithë ju që dëshironi të humbni peshën e tepërt trupore.

Problemi shfaqet në domenin konkret, kështu që disa këshillojnë eliminimin e hidrokarbureve, të tjerët marrjen e tyre, ka të tillë që propozojnë që “t’i vërsuleni” mishit, por ka të tillë që këshillojnë që konsumimin e mishit ta zvogëloni.

Pra, ekzistojnë edhe truqe të pazakonshme të cilat, siç thonë ekspertët, ndihmojnë në luftën kundër eliminimit të kilogramëve, transmeton Telegrafi.

E para, furnizohuni me mollë, pepermint, dhe kur të piqen furnizohuni edhe me edhe pjeshkë, sepse disa studime tregojnë që aromat e këtyre artikujve shuajnë apetitin.

Një firmë madje para disa vjetësh ka prodhuar parfumin për humbje peshe me aroma, të cilat, natyrisht, kanë penguar damat që të hënë shumë ushqim.

E dyta, fikni dritën kur shkoni të flini gjumë.

Kjo këshillë është bazuar edhe në hulumtimin që njerëzit të cilët flenë në lokale të errëta pa dritë e cila depërton anash apo në mëngjes i zgjon, duke përfshirë edhe shkëlqimin e orëve dhe të telefonave, kanë metabolizëm më të mirë dhe linjë më të mirë të trupit.

Dhe, e fundit, trukun e pazakonshëm mund ta aplikoni kur shkoni në dyqan.

Në vend të kartelës, paguan me para në dorë, sepse ashtu do të shpenzoni më pak në ushqime kërcëlluese dhe në ëmbëlsira, që në shtigje më të gjata do të pengojnë grumbullimin e kilogramëve.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...