Donika Kada-Bujupi qëndron në Janjevë, ja çfarë tha?

PUBLIKUAR

Sekretariati i Gruas i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, së bashku me deputeten Donika Kadaj Bujupi vizitoi sot gratë e fshatit Janjevë, me ç’rast u njoftua me hallet dhe problemet e këtyre të fundit dhe qytetarëve të Janjevës në përgjithësi.

Gati si kudo në Kosovë, kjo pjesë e Lipjanit përballet me mungesa elementare për jetë, siç janë mungesa e ujit, bartja e ujit me kova nga distanca të mëdha, probleme higjenike, ekonomike dhe sociale. Tregohej për premtimet boshe të pushtetarëve, të cilët ngarendin për të mbledbur vota gjatë fushatave zgjedhore në Janjevë, e të cilët zhduken gjatë viteve sa janë në pushtet, njofton LVV.

Telashet e tyre të paimagjinueshme për shekullin në të cilin jetojmë, sot u bënë edhe tonat, e shpresa dhe entuaziazmi i tyre për një ditë më të mirë me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në krye, na obligon që të punojmë pakusht, deri në realizimin e kërkesave të tyre. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...