Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është duke i konsideruar katër zyrtarë të FBI-së si kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar përkohësisht drejtorin e shkarkuar James Comey, derisa të gjendet zëvendësuesi i përhershëm i tij, njofton Shtëpia e Bardhë.
Trump e shkarkoi mbrëmë James Comey nga posti i drejtorit të FBI-së, transmeton Express.
Sot, Trump u arsyetua se Comey nuk po e bënte punën siç duhet.
“Ai nuk po e bënte punën mirë, shumë thjesht. Ai nuk po e bënte punën mirë,” ka thënë Trump.
Kandidatët e mundshëm për të shërbyes si drejtor të përkohshëm janë: Andrew McCabe, Paul Abbate, Michael J. Anderson, Adam Lee./Express/


