ISIS ia heq kokën oficerit rus (Foto)

PUBLIKUAR

hteti Islamik (ISIS) e ka publikuar një video në të cilën e shfaq vrasjen e një oficeri të inteligjencës ruse të kapur në Siri, njofton ueb sajti monitorues me bazë në SHBA, SITE.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe shërbimi sekret rus, FSB, nuk kanë komentuar ende rreth kësaj ngjarjeje, transmeton Express.

Videoja 12-minuteshe në gjuhën ruse, e publikuar pikërisht në ditën kur Rusia po e feston përvjetorin e fitores së vitit 1945 kundër Gjermanisë naziste me parakalime ushtarake, e shfaq oficerin të veshur në rroba të zeza dhe të gjunjëzuar në shkretëtirë, i cili u bën thirrje agjentëve të tjerë rusë që të dorëzohen.

“Ky idiot u besonte premtimeve të shtetit të vet se nuk do ta braktiste nëse kapej,” ka thënë ai para se një militant t’ia hiqte kokën me thikë.

Nuk është e qartë se ku ka ndodhur vrasja meqë vërtetësia e videos ende nuk është verifikuar./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...