Jug-koreanët janë duke votuar në zgjedhjet presidenciale, të thirrura para kohe pas skandalit të korrupsionit që rrëzoi ish-udhëheqësen.
Liberali Moon Jae-in është favorit për të fituar garën kundrejt centristit Ahn Sheol-soo, transmeton portali arbresh.info.
Zgjedhjet po shikohen nga afër në një kohë të pasigurisë ekonomike dhe tensioneve të larta me Korenë e Veriut.
Moon dëshiron të rrisë kontaktin me Veriun në kontrast me ish-udhëheqësen Park Geun-hye e cila ka prerë pothuajse të gjitha lidhjet.


