Kryetari Ahmeti nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti sot së bashku me tetë përfaqësesit e klubeve sportive të Komunës së Lipjanit ka nënshkruar kontratat për subvencionimin e këtyre klubeve në shumën deri në 2000 euro, ndërsa shumat që kalojnë mbi këtë vlerë i drejtohen Kuvendit.

Kryetari Ahmeti, më tej ka theksuar se Komuna e ka të pa mundur që të përballoj të gjitha kërkesat që janë adresuar në Komunë nga Klubet Sportive, sepse buxheti për subvencionim të sportit është i pa mjaftueshëm por shpreson se me rishikimin e buxhetit pas gjashtë mujorshit të parë të këtij viti të rritet kjo shumë e subvencioneve me qëllim të mbështetjes sa më të madhe të sportdashësve lipjanas, njofoti Komuna.
Ndryshe, ditë më parë përfaqësuesit e klubeve sportive në një takim të zhvilluar me Kryetarin Ahmeti kanë diskutuar dhe janë pajtuar rreth propozimit të vlerave për çdo klub sportiv.

18301353_1507049119306895_7051890174251986655_n18301413_1507049112640229_5925382088196107318_n18342008_1507048959306911_909001671125723868_n18342294_1507048962640244_285815430651636102_n18342187_1507048952640245_7915807864626797575_n

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...