Pesë shenja që tregojnë që HORMONET janë fajtorët kryesorë për DHJAMIN tuaj në STOMAK

PUBLIKUAR

Nëse keni shtuar disa centimetra në bel, mos e fajësoni mungesën e vullnetit, por mendoni për hormonet dhe mënyrën se si reagojë ato.

Kur hani shumë hidrokarbure dhe flini pak, krijohet debalanca hormonale. Niveli i kortizolit (hormon i stresit) shtohet dhe shkakton depozitimin e shtresave dhjamore në stomak, transmeton Telegrafi.

Pesë shenja që tregojnë që hormonet janë shkaktarë të krijimin të shtresave yndyrore

– Punoni shumë dhe flini gjumë pak

Hormonet e gjëndrës tiroide (TSH, T3 dhe T4) kalojnë nëpër çdo qelizë në organizëm. Kur të tri këto hormone funksionojnë bashkërisht, metabolizmi juaj bëhet makinë e shkrirjes së dhjamit.

– Trupi humb ndjeshmërinë ndaj insulinës

Adiopenektina është hormon i cili prodhohet në qeliza dhjamore dhe ndihmon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj sheqerit. Insulina përcakton se a do të shkrihen yndyrat apo do të depozitohen.

– Niveli i ulët energjetik

Nëse fusni në organizëm sasi të mëdha ushqimi të pasur me hidrokarbure, do të duhet të kujdeseni. Nuk është mirë të ndërprisni plotësisht futjen e tyre, sepse do të krijohet reaksion i keq hormonal, që mund të ndikojë në nivelin tuaj energjetik.

– Jeni duke jetuar në shpejtësi të plotë 24 orë, shtatë ditë në javë

Edhe një hormon, adrenalina, shpëton humbjen e yndyrës dhe shton nivelin e energjisë. Ky hormon i ndihmon trupit që të lirohet nga yndyrat e depozituara dhe sheqeri, kështu që do të keni këtë energji plotësuese, kur ju nevojitet. Nëse e tepronidhe bëheni hiperproduktiv, rezervuari juaj do të jetë i zbrazët.

– Zvogëlimi i libidosë

Hormoni kryesor seksual DHEA shton libidonë dhe ndihmon që të ndiheni të fokusuar. Ky hormon bashkë me testosteronin mbron indin muskulor, i cili shkrin më shumë kalori sesa yndyra. Me kalimin e viteve niveli i testosteronit bie, libidoja është e ulët dhe flini keq, gjë që çon në shtimin e peshës trupore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...