Lipjanasi Dr. Jeton Karpuzi i ftuar të marr pjesë European Association Congress, problem vizat!

PUBLIKUAR

Dr.Jeton Karpuzi nga Shala e Lipjanit edhe zyrtarisht është i ftuar të marr pjesë në çdo kongres të European Association Congress, por ai thotë vizat për të udhëtuar mund të jetë problem për të dhe për shumë të tjerë.

“Jam i ftuar çdo kongres me marr pjesë në pjesë të ndryshme të Evropës”, tha Karpuzi për LipjaniNews.

“Kam tentuar dy herë me ambasadë edhe pastaj e kam lënën ketë punë, vonesa , kushte për studentë të paarsyeshme”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Jeton Krapuzi është Doktor me profesion dhe ka përfudnuar studimet në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Mjekësisë, në drejtimin Mjekësi e Përgjithëshme.

“Në muajin tetorë të vitit 2015 aplikova për anëtarë në European Association of Urology (EAU) , shoqatë europiane e profesionistëve mjekësorë me mbi 12000 delegatë , përderisa gjitha procedurat e aplikimit u kryen përmes e-mailit. Më është kërkuar që të iu dërgojë dokumente shtesë ,pas gjithë kësaj procedure të aplikimit gjatë muajit tetorë më njoftuan përmes e-mail që procedura e aplikimit është pranuar dhe tashmë veqëse isha anëtarë ; Medical Student Member of European Association of Urology, ID EAU-102498, e nënshkruar nga Prof . C.R Chapple, Sekretar gjeneral i EAU-së. Unë isha legjitim për udhëtime jashtë vendit për kurse dhe kongrese të organizuara nga kjo shoqatë pothuajse çdo muaj. Procedurat e aplikimit i ndieka edhe në Ambasaden Gjermane , mirëpo viza mu refuzua, arsyeja ; Financiare ( duhet të kisha në xhirollogari mbi 1200€ për të ndiekur një event si student këtë e kuptova nga një burim i ambasades), pas gjithë kësaj asnjëherë nuk aplikova sepse po jemi peng i kushteve të padrejta nga Ambasadat në Prishtinë”, pohoi Jetoni. /LipjaniNews.com/

18386749_1280625478653006_1743965295_n18360476_1280625448653009_854731740_n

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...