Të paktën 200 nxënëse janë shtruar në spital në kryeqytetin indian të Delhit, pas një rrjedhje gazi nga një depo. Substanca mendohet të ketë qenë klorometil piridine, një kimikat i përdorur për të prodhuar pesticide e insekticide.
Edhe pse shkolla u evakuua tërësisht, fëmijët nuk besohet të jenë në rrezik serioz.
Megjithatë, zv/drejtoresha e shkollës raportoi se disa nxënëse e mësuese ishin ankuar për irritim në sy dhe vështirësi në frymëmarrje.
Policia e Delhit dhe Forca Kombëtare për Përballimin e Katastrofave po punojnë për të identifikuar llojin e kimikatit dhe si ndodhi rrjedhja.
Të tilla ngjarje janë të zakonshme në Indi dhe shumica e tyre janë shkaktuar mospërputhja me standardet e sigurisë.
Gjashtë persona vdiqën në 2014 për shkak të një rrjedhjeje të gazit helmues në një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Indi, në shtetin e Chhattisgarh, transmeton oranews.
Një rrjedhje toksike e gazit në Bhopal në vitin 1984, vrau të paktën 25.000 persona dhe vijon të konsiderohet katastrofa më e rëndë industriale në botë.


