Moska ndalon avionët e koalicionit ndërkombëtar të fluturojnë në zonat siriane të sigurisë

PUBLIKUAR

Kreu i delegacionit rus në bisedimet për paqen siriane, Alexander Lavrentyev tha se avionët e koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja në Siri nuk do të lejohen të fluturojnë mbi zonat e ashtuquajtura të sigurisë.

Avionët e koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja në Siri nuk do të lejohen të fluturojnë mbi zonat e ashtuquajtura të sigurisë, tha të premten kreu i delegacionit të Rusisë në bisedimet për paqen siriane, Alexander Lavrentyev.

ShBA-ja mirëpriti me kujdes marrëveshjen ndërmjet Rusisë, Turqisë dhe Iranit (arritur të enjten në Astana), mbi krijimin e zonave të sigurta për të zbutur krizën humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rusia tha se do të bënte të pamundurën për të siguruar ndalimin e fluturimeve mbi këto zona./trt

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...