Helicobacter pylori fajtor për ulcerën peptike

PUBLIKUAR

Me vite është menduar se shkaktari kryesor i sëmundjes peptike është stresi dhe dieta jo e rregullt, me vonë është menduar se disbalansi mes acidit klorhidrik dhe pepsinës në stomak dëmton mukozën gastrike dhe lehtëson krijimin e ulcerës.

Shkencëtarët, në vitet e fundit, kanë zbuluar dhe vërtetuar se ulcera peptike në shumicën e rasteve është shkaktuar nga infeksioni me bakterin e quajtur Helicobacter pylori.

Rreth 60% e ulcerave gastrike dhe rreth 90% e ulcerave duodenale janë të shkaktuara nga infeksione me Helicobakter Pylori, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet me saktësi se si transmetohet infeksioni me këtë baktere, por shkencëtarët mendojnë se ajo mund të përhapet nga një person në tjetrin përmes rrugëve fekale-orale apo orale-orale, gjithashtu përmes burimeve të ndryshme të ujit, përdorimi i puseve të ndryshme, kushtet jo të mira higjienike dhe ekonomike.

Prevalenca e infeksionit me këtë baktere në vendet e zhvilluara është rreth 20-30%, kurse në vendet në zhvillim dhe në vendet e Ballkanit, prevalenca e infeksionit mund të jetë nga 70-80%.

Një shkaktarë tjetër i ulcerës peptike është përdorimi i vazhdueshëm i medikamenteve kundër dhembjes të quajtur NSAID, medikamente jo steroide antiinflamatore, siç janë: aspirina, ibuprufeni, naproxeni, brufeni, diklofeni, etj.

Shumica e njerëzve marrin analgjetikët në fjalë për lehtësimin e dhimbjeve nga artriti, neuralgjitë e ndryshme, kokëdhimbja.

Është vërtetuar se përdorimi i këtyre medikamenteve për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë ulcerën peptike.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...