170 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Sitnica

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka qëndruar në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku është pritur nga Ministri Ferat Shala, ata bashkarisht kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për financimin e projektit për ndërtimin e shtratit të lumit “Sitnica”, projekt për të cilin MMPH do të financoj në vlerë 170 mijë euro, ndërsa Komuna do të vazhdojë me pjesën tjetër për përfundimin e realizimit të këtij projekti.
Me këtë rast, Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, realizimin e këtij projekti të përbashkët e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për Komunën e Lipjanit e sidomos për ato fshatra cilat janë vërshuar nga lumi Sitnica sa herë që ka pasur të reshura.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka falënderuar Ministrin Shala, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që nga viti i kaluar, sidomos në realizimin e projektit “Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica” që është realizuar në vitin e kaluar, projekt që është mirëpritur shumë nga qytetarët lipjanas.
Kryetari Ahmeti dhe Ministri Shala sot gjithashtu kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për bashkëfinancimin e projektit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit Gadime – Vrellë, në vlerë prej 20 mij euro.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...