Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot ka qëndruar në Lipjan ku u prit nga Kryetari i degës së AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli në fabrikën MS QUALTIY, më pastaj para qytetarëve ai tha se kurdo që të ketë zgjedhje të votojnë për t’i hequr nga pushtetit njerëzit që, siç u shpreh ai, janë pasuruar përmes hajnive e krimit
“Çdo kush që ka ardhur dhe ka kaluar nëpër Qeverinë e Kosovës ka punuar për interesat e veta, për interesat e familjarëve të vet, për interesat e klaneve të veta dhe në fund për partinë e vet, por asgjë për qytetarin. Kjo vazhdimësi duhet të marrë fund”, tha Behgjet Pacolli
Sipas Pacollit vetëm një rritje ekonomike mbi 8 për qind krijon mundësi punësimi për të rinjtë e vendit. Ai tha më tej se AKR ka fondin për zhvillimin e rinisë dhe ideve të tyre.
Pacolli me bashkëpunëtorë, po ashtu, gjatë ditës së sotme, vizitoi edhe fabrikën e lëngjeve, MS Quality, varrezat e dëshmorëve në Sllovi të Lipjanit, si dhe nxënësit që mësojnë gjuhen angleze të mundësuar nga Dega e AKR-së në Lipjan, dhe pishinën California në Lipjan.









