SHBA-ja miraton buxhetin prej 1.1 trilion dollarësh

PUBLIKUAR

Senati i SHBA-së ka miratuar Ligjin për Buxhetin në vlerë prej 1.1 trilion dollarësh, që do të financojë qeverinë deri në shtator

Pas votimit në Senat, ligji do t’i dërgohet presidentit Donald Trump, i cili pritet ta nënshkruajë.

Ky ligj autorizon shpenzimet federale deri në fund të vitit fiskal, që është 30 shtatori. Kongresi dhe Presidenti duhet të kalojnë një ligj të ri për buxhetin për vitin e ri fiskal, i cili nis në muajin tetor.

Për të marrë mbështetjen edhe të demokratëve për buxhetin, negociatorët është dashur që të heqin kërkesat fillestare të Trumpit për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën dhe të mos rrisin shpenzimet për ushtrinë, aq sa presidenti Trump ka kërkuar. /rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...