‘Kasapi i Kabulit’ u bën thirrje talebanëve që t’i japin fund luftës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Gulbuddin Hekmatyar, njëri prej kryekomandatëve më famëkeq të Afganistanit, u ka bërë thirrje “vëllezërve” të tij talibanë, që t’i japin fund kryengritjes së tyre dhe ka ofruar që ai të ndërmjetësojë bisedimet me qeverinë.

Hekmatyar i bëri këto komente në Kabul, disa muaj pasi ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë.

Arritja e tij sot në Afganistan shënon rikthimin e tij në jetën publike, pas më shumë se 20 vjetësh në mërgim.

“I bëj thirrje talibanëve që të më zgjedhin mua si vëlla i tyre. Unë do të luftoj për të gjitha kërkesat e juaja legjitime”, tha ai.

“Gjëja më e rëdëndësishme është dhënia fund e luftës dhe shpëtimin e vendit nga kriza”, ka thënë Hekmatyar.

Hekmatyar, i njohur si “Kasapi i Kabulit”, kujtohet kryesisht për rolin e tij në luftën e përgjakshme civile në vitet 1990, në të cilën është akuzuar për vrasjen e mijëra civilëve në kryeqytet, përcjell REL.

Grupi i tij militant Hezb-e Islami ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë e presidentit afgan, Ashraf Ghani, në muajin shtator.

Në bazë të marrëveshjes, Hezb-e Islami ka dorëzuar të gjitha armët dhe i ka dhënë fund kryengritjes kundër Qeverisë afgane.

Në këmbim, të burgosurit e Hezb-e Islamit do të lirohen nga burgjet në Afganistan.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...