Turqia e kritikon ashpër vendimin e gjykatës greke për mos ekstradimin e ushtarëve

PUBLIKUAR

Turqia e ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës greke, e cila sot e refuzoi edhe kërkesën e dytë të Ankarasë për ekstradimin e ushtarëve turq që kishin ikur në Greqi pas tentim puçit të dështuar në Turqi.

Turqia e ka quajtur politik vendimin, duke thënë se do të ketë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton Express.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se gjyqësori i Greqisë e ka zhgënjyer përsëri Ankaranë, duke shtuar se nuk është duke e marrë përkrahjen e nevojshme nga aleati i vet Greqia në luftë kundër terrorizmit dhe krimit.

Gjykata greke sot e refuzoi kërkesën e dytë të Turqisë për ekstradimin e dy ushtarëve të fundit nga tetë sosh që ikën nga Turqia në Greqi pas tentim puçit të korrikut 2016./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...