Hormonet që kontrollojnë jetën tonë

PUBLIKUAR

19 Tet
Njihuni me hormonet qe kontrollojnë te përditshmen tone.

Ghrelina

Gherlina është hormoni i urisë dhe sekretohet nga stomaku. Për faj te tij shpesh ndiheni te pangopur vetëm 20 minuta pasi kemi ngrënë.

Adrenalina

Adrenalina është hormoni qe na nxit te reagojmë ndaj agresioneve te jashtme. Ky hormon është aleati me i mire i instinktit te mbijetesës. Rrahjet e zemrës na shtohen dhe qarkullon me shume gjak ne zemër dhe neper muskuj.

Estrogjeni/Androgjeni

Estrogjeni eshte hormon femeror dhe rregullon funksionin seksual dhe riprodhues. Gjate pubertetit këto hormone ndalin rritjen dhe shtojnë masën muskulore. Androgjenet janë hormone mashkullore qe merren me formimin e organeve gjenitale.

Kortizoli

I quajtur ndryshe “hormoni i stresit”, ai kontrollo metabolizmin dhe tensionin arterial. Shpesh sasia e tij është e larte ne trup prandaj nuk arrijmë dot ta kontrollojmë si duhet stresin. Shume kortisol shkakton edhe shtimin e dhjamit sidomos ne pjesën e barkut, probleme pastro-intestinale, probleme me gjumin dhe ulje te dëshirës seksuale.

Dopamina

Dopamina është një nga hormonet qe rregullojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe luan rol ne menaxhimin e humorit. Ajo është përgjegjëse për vartësi te ndryshme si ajo ndaj drogës, seksit lojërave apo edhe ndaj sheqerit.

Melatonina

Melatonina sekretohet nga trupi ynë dhe lidhet me ciklin cirkadian, pra me atë te gjumit. Gjate menopauzës sekretohet shume pak nga ky hormon prandaj femrat vuajnë nga pagjumësia.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...