Kritika të rralla të Koresë Veriore ndaj Kinës

PUBLIKUAR

Mediat shtetërore të Koresë Veriore kanë publikuar sot kritika të rralla për Kinën, duke thënë se komentet e mediave shtetërore të Kinës që bëjnë thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Puongyang për shkak të programit të tij bërthamor janë duke i minuar marrëdhëniet me Pekinin dhe duke i përkeqësuar tensionet.

Një shkrim i publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, iu referua komenteve më të fundit të gazetave të përditshme “China’s People’s Daily” dhe “Global Times”, për të cilat ka thënë se janë shumë të njohura si media që flasin për qëndrimin zyrtar të partisë dhe qeverisë kineze, transmeton Express.

“Një varg komentesh absurde dhe të pakujdesshme tash mund të dëgjohen nga Kina çdo ditë vetëm sa për ta bërë edhe më të tensionuar situatën tashme të keqe,” ka shkruar KCNA./Express/ 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...