E dini se çfarë është Halloween-i?

PUBLIKUAR

E dini se çfarë është Halloween-i?
Burimi: Living.al 31 Tet
Emri i  Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët  irlandezë  dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur.

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve. Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Edhe pse Halloween ka origjinë pagane, emri i saj rrjedh nga pushimet e kristianëve “All Hallows Eve”, Dita e Shenjtorëve, apo mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve ‘(1 nëntor). Pushimet në fakt u përshtatën nga të krishterët të cilët shpresonin zhdukjen e paganizmit dhe gjatë viteve, disa nga aspektet më të errëta të Halloween janë zëvendësuar nga festime me më shumë dashuri, dritë apo miqësi. Por lidhjet e Halloween me të frikshmen dhe të mbinatyrshmen mbahen të forta ende në festimet në të gjithë botën.

Halloween vitet  fundit po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur.

Në Amerikanë, Shtëpia e Bardhë i ka hapur dyert fëmijëve të ushtarëve amerikanë të shtunën për të festuar së bashku Halloween. Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë, Mishel Obama, i pritën me ëmbëlsirat e shtëpisë të gatuara nga shefi i kuzhinës presidenciale. Shtëpia e Bardhë ishte mbushur me kunguj, me vampirë e shpirtra të këqij, rrjeta merimangash e plot simbole të tjera të festës. Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...