Kryetari Ahmeti pret World Visionin në Lipjan, ja pse?

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur përfaqësusit e Organizatës World Vision në Kosovë, ku temë diskutimi ishte hapja e zyrës për zhvillim në Lipjan e cila ka të bëj me trajtimin e fëmijëve në nevojë si dhe mundësia e arsimimit gjithëpërfshirës së tyre, njofton Komuna.
Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët me aftësi të kufizuara dhe qëllimi i këtij projekti është të punohet intensivisht me fëmijët, të rinjët dhe shkollat në përgjithsi duke përfshirë të gjitha komunitetet në Lipjan.
Kryetari Imri Ahmeti e ka mirëpritur këtë projekt dhe hapjen e kësaj zyreje në Lipjan e cila do të ndihmoj fëmijët në nevojë si dhe do të kontribuoj në arsimimin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri. Kryetari Ahmeti ka shprehur gadishmërinë e tij për çdo bashkëpunim lidhur me hapjen dhe funksionimin e kësaj zyreje duke krijuar hapësira për bashkëveprimin me këtë organizat/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...