Reagon Kryesuesja Hajnuni: PDK dhe Lulzim Rrustemi duhet të kërkojnë falje publike opinionit Lipjanas për bllokadën e qëllimshme që po ja bëjnë Kuvendit të Komunës

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani Hajnuni ka reaguar ndaj komunikatës së PDK-së në Lipjan, ku thuhet se Hajnuni ka shkelur ligjin duke mos e thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-AAK-PSDK.

Ajo ka thënë për LipjaniNews se PDK dhe Lulzim Rrustemi duhet të kërkojnë falje publike opinionit Lipjanas për bllokadën e qëllimshme që po ja bëjnë Kuvendi të Komunës, duhet të kërkojnë falje nga fermerët dhe klubet e sportit te Lipjanit për bllokadën e subvencionimit të tyre, është shprehur Hajnuni.

“Duhet t’ju kërkojnë falje dëshmoreve dhe familjeve të tyre për mos realizimin e lapidareve të cilët i kane munguar dhe vazhdojnë ti mungojnë Lipjanit Lulzim Rrustemi duhet të heq dorë tashmë nga retorika propaganduese dhe skenarët tij sa të dështuar edhe komik për ndërrim të kryesueseve të Kuvendit”, tha Kryesuesja Hajnuni.

“Ai dhe PDK derisa akuzojnë të tjerët për shkelje ligjore, do të duhej ta respektonin vendimin e MAPL i cili e shpalli të paligjshëm cirkun dhe kryesuesin e tyre te ri”, tha po ashtu ajo.

Duhet ta kuptojnë që demokracia është një sistem qeverisës ku përveç numrave ka edhe ligj dhe procedura ligjore të cilat duhet ti respektojnë, sikurse që duhet ta kuptojnë që periudha e marrjes së vendimeve me “kapadaillëk” ka përfunduar njëherë e mirë në ketë Shtet, pohoi Hajnuni.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...