PDK: Kryesuesja Hajnuni, ka shkelur ligjin duke mos e thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

PDK – Dega Lipjan ka akuzuar Kryesuesen e Kuvendit Komunal në Lipjan duke thënë se ku kryesuesja Kuvendit znj. Limani-Hajnuni obligohet nga përgjegjësitë që ka fillimisht të thërras mbledhjen e jashtëzakonshme, por assesi të thërret seancë të re pa procedua mbledhjen e jashtëzakonshme. Ajo bën shkelje të qëllimshme duke mos njoftua MAPL për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

Komunikata plotë nga PDK…

Nënkryetari PDK-së, Lulzim Rrusteimi, është shprehur pas dështimit të seancës së radhës të Kuvendit Komunal ne mungesë të koourumit duke thënë se :Mos procedimi i mbledhjes së jashtëzakonshme të nënshkruar nga 13 anëtarë të KK-së të thirrur me datë 21.04.2017 është shkelje e LVL ,ku kryesuesja Kuvendit znj.Limani-Hajnuni obligohet nga përgjegjësitë që ka fillimisht të thërras mbledhjen e jashtëzakonshme , por assesi të thërret seancë të re pa procedua mbledhjen e jashtëzakonshme. Ajo bën shkelje të qëllimshme duke mos njoftua MAPL për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme dhe duke bërë përpjekje që më datë 24 .04.2017 të thërras mbledhje të re për datë 02.04.2017. Qeverisja lokale, pas prishjes së koalicionit me AAK–në e pakompletuar me kuvend të bllokuar po përpiqet dhunshëm , kundërligjshëm të mbaj pozitën e kryesueses pa mbështetjen e shumicës duke shfrytëzua neglizhencën e MAPL si institucion që ka mandatin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjshmërisë në komuna dhe për dështimet e saja po mundohet të manipuloj qytetarët e komunës së Lipjanit me deklarata boshe se opozita po e pengon në realizimin e projekteve dhe ndarjen e mjeteve buxhetore . Dështimi i koalicionit dhe shkeljet e vazhdueshme ligjore e kanë sjellë këtë qeverisje në situata që mos të mund të përballet me kërkesat e qytetarëve dhe ta vë në pikëpyetje funksionimin e saj edhe para përfundimit ligjor të mandatit . Nga kryesuesja kërkojmë respektim të rregullativës ligjore në bazë të cilës funksionon Kuvendi i komunës të procedoj me mbledhjen e jashtëzakonshme dhe kuvendi ti kthehet funksionimit normal për vendimmarrje në dobi të gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit. Ne jemi në pritje të kërkesës së MAPL për respektimin e LVL nga ana e kryesueses obligim ligjor të cilën e ka ajo.
Paraqitjet e . z.Ahmeti në këto séanca të dështuara me fajin e tij, nuk janë asgjë tjetër veç se muhalife dhe retorikë e frikës nga veprimi i tij abuzues me ligjin ,veprime tendencioze e përçarës në të gjitha institucionet e komunës. Tendenca për të mashtruar opinionin se opozita po I bllokon proceset zhvillimore është përpjekje për të mbuluar dështimet e tij qeverisëse. Qytetit të Lipjanit në qeverisjen e kaluar me investimet e bëra në infrastrukturë rrugore,hapësira publike gjelbërimi ,parkingje,ndriçim publik, investime ne shkolla e kulturë etj, i është vënë baza e një qyteti modern evropian. Ju dhe qeverisja e jua jeni ata që po e degradoni edhe sheshin edhe rrugën katër korsi edhe mirëmbajtjet e hapësirave publike, me ndryshime të projekteve për interesa tuaja. Të përkujtojmë se numrat shumicë në Asamblenë Komunale ,janë forcë elektorale dhe vullnet i qytetarëve lipjanas që ti nuk i ke ,ndërsa procedurat janë procedura që ti nuk di ti zbatosh dhe manipulon për qëllime të mbrapshta ,por forca e ligjit shumë shpejt do ta thotë fjalën e vet. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...