Tesla lanson makinën për transport të mallrave, që është komplet elektrike (Foto)

PUBLIKUAR

Kohë më parë është bërë e ditur se gjatë muajit shtator, Tesla lanson modelin komplet elektrik të makinës së destinuar edhe për bartjen e mallrave

Mirëpo, duket se zyrtarë të kompanisë nuk janë duruar dhe kanë publikuar një siluetë, që shfaqet ky EV nga lartë, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë, vërejmë se nuk ka pasqyra anësorë dhe mungesa e tyre mund të zëvendësohet me kamera. Por, nuk ka bazë të thuhet se është makinë autonome dhe mund të lëvizë pa shofer.

Mësohet se mund të vozitet deri në 300 kilometra me një mbushje të vetme, si dhe ka kapacitet prej 670 kuajfuqive, që e bën mjaft të shpejtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...