Një oficer policie ka pësuar djegie të rënda dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve në demonstratat e 1 Majit.
Policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës protestuesve të dhunshëm gjatë një marshimi për Ditën e Punës në Paris, transmeton Express.
Të rinj të maskuar kanë hedhur koktej molotovi mbi forcat e sigurisë të cilat u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës.
Gjatë këtij marshi vjetor për të shënuar të drejtat e punëtorëve, protestuesit bën thirrjet për ta pamundësuar fitoren e kandidates së ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen, e cila do të garojë kundër kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron, në balotazhin e të dielës.
Pamjet më poshtë shfaqin protestën e dhunshme dhe lëndimet e policëve./Express/









