Një vinç është shembur sot në një kantier detar të kompanisë për ndërtimin e anijeve “Samsung Heavy Industries” në Korenë Jugore, duke vrarë gjashtë punëtorë dhe lënduar 22 të tjerë.
Punëtorët e ekipeve të shpëtimit janë duke kërkuar për persona të tjerë që mund të kenë ngecur nën rrënojat e vinçit 32-tonesh të rëndë, i cili ra mbi një anije sot pasdite në kantierin detar në ishullin Geoje, transmeton Express.
Kjo kompani njoftoi se vënçi u ndesh me një vinç tjetër para se të shembej dhe të binte mbi një anije.
Të gjithë të vrarët ishin punëtorë. Tre nga të lënduarit kanë marrë lëndime të rënda, njofton kompania./Express/






