Ushtria amerikane: 352 civilë janë vrarë në sulmet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja

PUBLIKUAR

Të paktën 352 civilë janë vrarë në sulmet e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja kundër caqeve të ISIS-it në Siri dhe Irak, qëkur operacioni filloi në vitin 2014, njofton ushtria amerikane.

Task Forca e Përbashkët, në vlerësimin e saj mujor të vdekjeve të civilëve nga operacionet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit militant, ka thënë se ende është duke i vlerësuar edhe 42 raporte për vdekje të civilëve, transmeton Express.

Numri i përgjithshëm i vrasjeve të civilë i dhënë nga ushtria amerikane është shumë më i vogël se ai i grupeve monitoruese.

Grupi monitorues Airwars thotë se më shumë se 3.000 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit.

“Neve na vjen keq për humbjet e paqëllimshme të jetëve të civilëve… u shprehim ngushëllime familjeve dhe të gjithë të prekurve nga këto sulme”, ka thënë Pentagoni në një komunikatë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...