Trump bisedon me liderët e Singaporit dhe Tajlandës për kërcënimin që përbën Koreja Veriore

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të flasë sot me liderët e Singaporti dhe Tajlandës rreth kërcënimit që Koreja Veriore e përbën për shkatërrim masiv dhe bërthamor në Azi, ka thënë shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus.

“Kemi nevojë për bashkëpunim në një nivel me sa më shumë partnerë në këtë fushë për t’u siguruar se i kemi gjerat të organizuara mirë,” ka thënë Priebus për ABC, transmeton Express.

Trump bisedoi dje përmes telefonit me homologun e vet filipinas, Rodrigo Duterte, për Korenë Veriore. Ndërsa qasjes e tij ndaj liderëve rajonalë ka për qëllim që t’i bëjë të gjithë që ta përkrahin një plan të veprimit nëse situata në Korenë Veriore përkeqësohet, ka shtuar Priebus.

Ai ka thënë se Trump është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe dhe se është bërë shumë i afërt me presidentin kinez, Xi Jinping./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...