Rusia shpalosë arsenalin e frikshëm të armëve, këto janë ‘bishat’ ruse (FOTO)

PUBLIKUAR

Tabloidët britanikë po spekulojnë shumë me këtë ide këto ditë.

E para ishte Daily Mail, që shkroi se zyrtarët rusë jashtë vendit kanë marrë urdhër që të kthehen me familjet e tyre në Rusi

A rrezikojmë një luftë bërthamore?

Rusët u kundërpërgjigjen me tallje, duke thënë se në fakt Luftën e Tretë Botërore e nisi Daily Mail.

Megjithatë, Kremlini duket se e ka marrë seriozisht garën e armatimit.

Së fundmi, Rusia ka zbuluar se si është e para armë në botë që përdor energjinë e mikrovalëve për të shkatërruar dronët luftarakë, shkruan Gazeta Mapo.

Arma e re është zbuluar nga zyrtarët rusë

Ajo është ndërtuar për të çaktivizuar avionët pa pilotë, madje edhe raketat deri në një kilometër larg.

Mostra e parë e kësaj arme është zbuluar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila thotë se “Rrezja e vdekjes” do të përdoret për të çaktivizuar dronët e armikut, duke i shkaktuar atyre humbje të kontrollit.

Arma e re është ndërtuar nga Rusia në bashkëpunim me kompaninë UIMC.

“Tashmë efektiviteti i kësaj arme është provuar dhe ka dhënë rezultat. Kjo është një armë krejtësisht e re, e cila nuk është krijuar nga asnjë shtet tjetër megjithëse ka pasur tentativa”, tha një zyrtar, i cili shtoi se “Rrezja e vdekjes” përdor impulse me frekuencë të ulët për të bllokuar avionët e telekomanduar.

7

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...