GABIM I MADH: Të gjitha femrat “shtyjnë” gjatë lindjes – nuk janë të vetëdijshme se sa është e rrezikshme

PUBLIKUAR

Ekspertët mjekësorë konstatojnë që fjala është për lajthitjen e madhe, e cila mundet vetëm të dëmtojë nënën e ardhshme

Ekzistojnë tregime të shumta të plakave dhe lajthitje lidhur me lindjen të cilave shtatzënat u besojnë, mbase më e mundimshmja është ajo e cila kërkon nga to që të “shtyjnë” në mënyrë që bebja më lehtë të dalë nga stomaku.

Mirëpo, ekspertët dëshirojnë t’u japin fund këtyre lajthitjeve dhe prandaj i inkurajojnë femrat që të ngadalësojnë gjërat gjatë lindjes dhe të mendojnë për pozitat alternative, transmeton Telegrafi.

Pozitat e reja për shtatzëni i kanë shpikur ekspertët e Fondacionit Medway në Kent dhe, sipas asaj që thonë ata – pozat e reja të lindjes zvogëlojnë pëlcitjet në perineum.

Fjala është për zonat erogjene,pëlcitja e të cilave më së shpeshti ndodh gjatë lindjes.

Dr. Smith nga Fondacioni Medway, thotë që njëri ndër shkaktarët kryesorë për këtë është bindja e shtatzënave që duhet patjetër të “shtyjnë” gjatë lindjes.

Prandaj, ai dhe kolegët e tij dëshirojnë që t’i inkurajojnë emrat që të provojnë pozat alternative gjatë lindjes siç janë qëndrimi apo gjunjëzimi.

Gjithashtu, mamitë këshillohen që të mos nxjerrin beben gjatë lindjes, por të përdorin peshën e saj me rastin e daljes së saj në mënyrë që të vogëlohet rreziku i pëlcitjes së perineumit.

Ky program ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme dhe ka zvogëluar lëndimet e shtatzënave me rastin e lindjeve, ndërkaq rezultatet e tyre janë publikuar në Revistën evropiane të gjinekologjisë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...